Në kuadër të procesit zgjedhor që po zhvillohet sot në Kosovë, kryetari i degës së PDK-së në Gjilan dhe, Riad Rashiti, përmes një deklarate publike, ai ka ndarë momentin e veçantë të votimit, duke theksuar rëndësinë e kësaj dite për të ardhmen e vendit dhe komunës së Gjilanit.
“Në këtë ditë të bukur plot diell dhe shpresë për Kosovën, sot për herë të parë unë me Fitoren votuam bashkë me vajzën tonë, Lendën. Kjo është një ditë vendimtare dhe tejet e rëndësishme për vendin dhe komunën tonë, andaj i ftoj të gjithë qytetarët e Gjilanit që të dalin dhe të votojnë për një Kosovë më të mirë,” u shpreh Rashiti.
Ai theksoi se Gjilani ka nevojë për një qeverisje të re, e cila di dhe mund të bëjë më shumë për të gjithë qytetarët pa dallim.