Rezultatet e KQZ-së, kjo parti është duke prirë
Komisioni Qendror Zgjedhor ka publikuar rezultatet e partive politike nga votat e numëruara deri më tani.
Nga 599 vendvotime të procesuara, KQZ ka njoftuar se VV-ja 55.77%, PDK-ja 25.39%, LDK-ja 8.99, AAK 5.00.
Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi në një konferencë për media tha se procesi zgjedhor gjatë ditës ka kaluar kryesisht i qetë dhe pa probleme të theksuara.
Ai tha se në zgjedhjet për kanë votuar 40.04%.
“Procesi zgjedhor është zhvilluar në rregull dhe pa probleme që do ta cenonin integritetin e tij. Duke u mbështetur në të dhënat preliminare nga 2 mijë e 297 vendvotime apo 90.68 për qind e tyre nga 2.533 sa janë, në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës në shkurt 2025 kanë votuar 40.04 për qind apo votues nga 1 milion 1 milion e 970 mijë e 944 sa ishin në listë votuese me të drejtë vote. Deri në të njëjtën kohë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës të njëjtën kohë në zgjedhjet 46.90 për qind”, ka thënë Elezi.