Vransirat vijnë duke u dendësuar ditën e martë, sidmos nga pjesë perëndimore të vendit, ndërkohë që nga pjesë qëndrore e lindore mund të ketë intervale më të shpesha me diell.
Temperaturat minimale zbresin deri në -5C e -2C, e ato maksimale shkojnë deri në 5C e 8C. Frynë erë e lehtë juglindore e lindore 1-4m/s.
Ditën e mërkurë në pjesë të vendit priten mundësi për reshje të pakta të përziera shiu dhe bore, e viseve malore më shumë dëbore. Reshjet e shiut dhe dëborës mund të jenë më të përhapura në vend ditën e enjtë.
Reshje shiu kohëpaskohe mund të ketë ditën e premtë, e të shtunën të shndërrohen në reshje dëbore me një rënie të temperaturave. Maksimalet shkojnë deri në 6C e 10C, e ato minimale pritet të shënojnë rritje deri në 1C e 2C.
Gjatë ditës së shtunë shfaqen mundësi që të temperaturat të zbresin pranë 0C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare kryesisht juglindore 2-7m/s, e tek në fundjavë ndryshon drejtimin në verilindore.
Indeksi i cilësisë së ajrit mbetet në vlera të dobëta përgjatë ditëve të ardhshme, megjithëse me të reshurat e parashikura, po pritet të ketë një rënie në koncentrimet e ndotësve ajror, sidomos nga dita e enjtë, kur indeksi mund të zbres në vlera të pranueshme në një pjesë më të madhe të stacioneve. Orëve të mbrëmjes, megjithatë, nga pjesë më urbane, vlerat e çastit mund të kalojnë në indeks shumë të dobët e jashtëzakonisht të dobët, njofton Prishtina Weather.