Një rast i rëndë dhune dhe abuzimi ndaj një gruaje në Gjilan ka shkaktuar indinjatë në opinionin publik.
Dyshohet se viktima, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor, është keqtrajtuar fizikisht dhe seksualisht.
Ish-drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Gjilan, Aurorë Osmani-Buca, ka reaguar ashpër ndaj këtij rasti, duke kërkuar veprim të menjëhershëm nga autoritetet përgjegjëse. Ajo e ka cilësuar të papranueshme dhunën ndaj një personi të pambrojtur dhe ka ngritur pyetjen: “Ku mbeti ndërgjegja kolektive?”
Osmani-Buca ka bërë thirrje publike që Policia e Kosovës dhe Qendra për Punë Sociale të ndërhyjnë urgjentisht për të mbrojtur viktimën dhe për të vënë përgjegjësit para drejtësisë. “Kriminelët në burg!” – ka theksuar ajo në reagimin e saj.