Të dielën që lam pas, Kosova ka mbajtur Zgjedhjet Parlamentare.
Sipas rezultateve të para, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë si fituese e këtyre zgjedhjeve, duke dalur e para me një numër të konsiderueshëm të votave. Pas saj, radhitet Partia Demokratike e Kosovës , ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka dalur e treta. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate kanë zënë vendin e katërt, me më pak se 8% të votave të fituara.
Me këto rezultate, tashmë është hapur një periudhë e re pas zgjedhore, ku formimi i institucioneve të reja është një sfidë e madhe për të gjitha partitë politike.
VV, edhe pse ka fituar zgjedhjet, nuk ka arritur të sigurojë shumicën e mjaftueshme për të formuar një Qeveri të vetme. Kjo ka krijuar një situatë ku asnjë parti opozitare nuk është e gatshme të hyjë në koalicion me VV-në, duke theksuar se nuk e mbështesin për formimin e institucioneve të reja.
Opozita ka bërë të qartë se mund të marrë përsipër formimin e Qeverisë nëse LVV dështon në arritjen e një marrëveshjeje për krijimin e një shumice parlamentare.
Kjo ka krijuar një pasiguri në procesin e formimit të ekzekutivit dhe institucioneve të tjera qendrore, duke lënë hapur mundësinë për një krizë politike dhe institucionale në Kosovë.
I gjithë ‘’topi’’ për formimin e institucioneve kalon tek Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cila pas certifikimit të rezultateve, ligjërisht detyrohet ta bëjë thirrjen e seancës së Kuvendit për konstituimin e tij.
Siç u cek më lartë, VV nuk e ka shumicën e deputetëve për të formuar Qeverinë e re, edhe nëse pakicat jo-serbe do të pranonin të vazhdojnë qeverisjen me të, derisa partitë opozitare së bashku mund ta bëjnë Qeverinë e re, por me pakicat jo-serbe.
Emilja Rexhepi: Fillimisht e presim Kurtin, pastaj i shohim matematikat në Parlament
Kryetarja e partisë NDS, njëkohësisht zëvendëskryeministrja e vendit, Emilja Rexhepi, ka folur për FrontOnline për mundësinë e formimit të Qeverisë së re.
Rexhepi fillimisht deklaroi se partia e saj është fituese nga radhët e komunitetit boshnjak dhe se po e pret edhe votën nga diaspora.
‘’Ne jemi fitues të komunitetit boshnjak, kemi punuar shumë edhe me diasporën, po presim edhe atë rezultat’’, tha ajo për FrontOnline.
Rexhepi, tha se fillimisht e pret kreun e VV-së, Albin Kurti se çfarë do të bëjë dhe më pas do të shikojë tutje.
‘’Unë njëherë duhet të vazhdojmë me Kurtin, e pres se çfarë po bën ai, pastaj e shofim’’, u shpreh ajo.
Ajo thotë se matematikat për formimin e Qeverisë së re, do i shohin në Kuvend.
‘’Nuk mundemi nga tani të themi sepse nuk i kemi rezultatet finale, i shohim matematikat në Parlament’’, tha ajo.
Për të, nëse LVV nuk e bën Qeverinë, mbetet të shihet si do të veprojë tutje.
‘’Sipas ligjit partisë së parë i takon formimi i Qeverisë, nëse nuk e formon pastaj e shofim’’.
Galushi: Deri në këto momente jam ende me Vetëvendosjen
Kryetari i Lëvizjes Përparimtare të Romëve të Kosovës (LPRK), Exhan Galushi, e konsideron si të hershme diskutimin e formimit të Qeverisë.
”Mendoj se është herët të diskutohet për këtë cështje’’, thotë ai për FO.
Më tutje, ai thotë se përgjigjien për këtë çështje do ta ketë sapo të bëhet numërimi i të gjitha votave.
‘’Nuk është bërë akoma numërimi i tërsishëm i votave. Përgjigjen konkrete do ta jap pasi të bëhet numërimi i tërësishëm i votave’’, deklaroi ai.
I pyetur nëse e voton një Qeveri të re nga opozita, Galushi u shpreh se deri në këto momente jam ende me Lëvizjen Vetëvendosje.
‘’Derisa jam duke biseduar me juve, unë jam ende me Vetëvendosjen’’, u shpreh ai.
Arifi nga Partia e Ashkalinjëve Për Integrim: S’kemi vija të kuqe për asnjë parti shqiptare
Bekim Arifi nga Partia e Ashkalinjve për Integrim për FO javën e kaluar kishte folur rreth formimit të Qeverisë së re pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Arifi kishte thënë se kjo parti dhe ai nuk kanë vija të kuqe për asnjë parti politike shqiptare.
”Jo s’kam asnjë vijë të kuqe paraprakisht’’ ,thotë ai.
Arifi pati deklaruar se ishin pjesë e Qeverisë Kurti ll dhe mund të jenë pjesë e Qeverisë Kurti lll.
‘’’Ne kemi qenë pjesë e Qeverisë Kurti 2 dhe mund të jemi pjesë e Qeverisë Kurti 3’’,tha ai.
Sipas tij, do i shohin rrethanat për atë se çka do iu ofrohet pastaj.
‘’Për momentin jemi të fokusuar vetëm me Kurtin, por çka ofrohet ndërkohë i shohim rrethanat”, deklaroi Bekim Arifi nga PAI.
Duda Balje thotë se s’ka vija të kuqe për asnjë parti shqiptare, por ka kusht formimin e komunës boshnjake
Edhe Deputetja Duda Balje, aktualisht kryetare e Unionit SocialDemokrat, kishte folur për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.
Balje pati deklaruar kërkesën e saj eksplicite për kryeministrin e ardhshëm të Kosovës e që është formimi i një komune boshnjake në Kosovës. .
‘’ Ne kemi disa kushte me u ulë me kryeministrin e ardhshëm dhe ai është formimi i komunës boshnjake në Kosovë”tha ajo për FO.
Ajo pati thënë se madje për këtë do të kërkoj edhe garanci.
‘’Partia ime ka një kusht dhe kërkesë dhe do të kërkoj garancion dhe pa plotësimin e këtij kushti si me thënë’’, u pati shpreh ajo.