Kryetari i Degës së LDK-së, Lutfi Haziri, ka pritur në takim përfaqësues të misionit vëzhgues të Bashkimit Evropian për zgjedhjet e vitit 2025 në Kosovë.
Gjatë takimit, Haziri i falënderoi ata për angazhimin e tyre në monitorimin e procesit zgjedhor, duke theksuar rëndësinë e një vlerësimi objektiv për garantimin e transparencës dhe besueshmërisë së zgjedhjeve.
Ai gjithashtu pranoi draftin e parë të raportit mbi këtë proces, i cili pritet të ofrojë një pasqyrë të detajuar mbi zhvillimin e zgjedhjeve në vend.
Komunikata e plotë:
Kryetari z. Lutfi Haziri falënderon misionin vëzhgues të zgjedhjeve të BE-së, pranon drafin e pare të monitorimit të procesit
Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, z. Lutfi Haziri ka pritur në takim përfaqësues nga misioni vëzhgues i zgjedhjeve të Bashkimit Evropian në Kosovë 2025, përkatësisht znj. Juliette Le Dore dhe z. Ivar Hendla.
Kryetari z. Haziri i falënderoi ata për takimin dhe për monitorimin para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor, për t’i dhënë siguri këtij procesi kaq të rëndësishëm të demokracisë.
Me këtë rast, kryetari z. Haziri ka pranuar draftin e parë të monitorimit të procesit zgjedhor.