Emisari i Posaçëm për Misione të Posaçme i ShBA-së, Richard Grenell, ka uruar ditën e Pavarësisë së Kosovës, duke shprehur shqetësim për “padrejtësinë e madhe” që Hashim Thaçi, ish-Presidenti i vendit, mbetet në paraburgim në pamundësi për të festuar.
“I uroj të gjithë miqve të mi në Kosovë festime të gëzueshme dhe të qeta në shtatëmbëdhjetë vjetorin e pavarësisë.
Sidoqoftë, ky hap i madh është në hije të një padrejtësie të madhe. Ati themelues i shtetësisë së Kosovës, Presidenti Hashim Thaçi, do të duhej të ishte në Prishtinë duke festuar, e jo prapa grilave në Hagë.
Evropianët kanë dështuar të veprojnë kundër kësaj padrejtësia në pesë vitet e fundit. Dhe, institucionet kosovare shtetërore kanë dështuar të ndërmarrin veprimte e nevojshme ligjore për ta ndalur këtë padrejtësi, për shkaqe politike.
Kjo burgosje e gabueshme duhet të marrë fund”, ka shkruar Grenell.