Janë procesuar 100 për qind të votave në të gjitha komunat e Kosovës. Në Gjilan është Lëvizja Vetëvendosje ajo që prin me 51.19 për qind të votave, apo 23 mijë e 814 vota, shkruan Reporteri.net.
Por në krahasim me zgjedhjet e vitit 2021, kjo VV ka rënë për 14.02 për qind, apo 8 mijë e 928 vota më pak.
Në vend të dytë renditet Lidhja Demokratike e Kosovës me 22.07 për qind, apo 10 mijë e 266 vota, por kjo parti ka shënuar ngritje pasi në zgjedhjet e vitit 2021, kishte dalë me 15.19 për qind.
E treta me 16.85 për qind është Partia Demokratike e Kosovës, me 7 mijë e 839 vota. Ashtu si LDK-ja, edhe PDK është rritur.
Në vitin 2021, PDK kishte marrë 11.68 për qind.