PDK-ja në Gjilan ka prezantuar projektet kryesore që ka propozuar dhe miratuar në kuadër të buxhetit komunal për vitin 2025, me një vlerë totale prej mbi 1.35 milionë euro.
Ndër projektet më të rëndësishme janë varrezat e reja të qytetit, ndërtimi i strehimores për qentë endacakë dhe funksionalizimi i shkollës së mesme të bujqësisë.
PDK thekson se asnjëri nga këto projekte nuk ishte përfshirë në propozimin fillestar të kryetarit të komunës, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe vendimmarrjes konstruktive për të mirën e qytetarëve.
Komunikata e plotë:
Këto ishin disa nga prioritetet e PDK-së për t’a miratuar buxhetin komunal 2025, projekte në vlerë prej mbi 1.35 milion euro
✅ 1 milion euro – Projekti për varrezat e reja të qytetit të Gjilanit
✅ 126 mijë euro – Projekti për ndërtimin e strehimores për kujdesin e qenëve endacak
✅ 17 mijë euro – Projekti “Shtëpia Muze” për fotografi të dëshmorit Pajazit Ahmeti
✅ 138 mijë euro – Funksionalizimi i shkollës së mesme të bujqësisë, e cila është paaftësuar dhe mbyllur nga qeverisja e VV-së
✅ 30 mijë euro – Subvencionimi për nxënësit e shkollës së mesme të bujqësisë, për praktikën e tyre për aftësim profesional në infrastrukturën e kësaj shkolle
✅ 42 mijë euro – Nivelizimi i pagave me rritjen prej 250 euro mujore, prej muajit janar për 14 zjarrëfikësit vullnetarë të Gjilanit
Asnjëri nga këto projekte nuk ishin të planifikuar fare në buxhetin e propozuar nga kryetari i Gjilanit.
Kur është e arsyeshme dhe e rëndësishme për qytetarët e Gjilanit, ia vlenë të humbet kohë edhe gjashtë muaj se sa të votosh një buxhet të imponuar nga një mendësi e largët politike.
Vetëm me konstruktivitet, komunikim të mirë dhe bashkëpunim, ecin punët mirë e mbarë dhe me kohë për komunën tonë. Sepse jemi dhe jetojmë në sistemin demokracisë, jo të monizmit.
Gjilani mundet dhe meriton shumë më shumë se kaq. Vetëm së bashku dhe pa inate politike mund të ecim më shpejtë.