Ditë më parë policia e Kosovës kishte raportuar për një vjedhje që kishte ndodhur në xhaminë e fshatit Malishevë të Gjilanit dhe tani raportohet se është arrestuar një i dyshuar në lidhje me rastin.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se nga ana e policisë së Kosovës është arrestuar një i mitur, pasi që dyshohet se më datën 12 qershor 2018, rreth orës 03:20, në xhaminë e fshatit Malishevë komuna Gjilan, ka kryer veprën penale ,,Vjedhje e rëndë’’,
lexo edhe: Vidhen parat nga arka e xhamisë së Malishevës
“Dyshohet se ai ka hapur derën e xhamisë me ndihmën e një kaçavide, ka depërtuar brenda dhe nga një kasafortë kishte vjedhur të rreth 400€ para të grumbulluara nga besimtarët”, ka thënë zëdhënësi Hashani.
I dyshuari është intervistuar në prezencën e punëtorit të QPS-s dhe avokatit mbrojtës dhe me vendim të Prokurorit, është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 24 orë.