Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi me postë jashtë Kosovës.
KQZ ka publikuar përditësimin e fundit mbrëmë pas mesnate të rezultateve ku janë numëruar 124 nga gjithsej 187 kuti të votimit (66.31%) që i përkasin votuesve nga komuna të ndryshme.
Vetëvendosje renditet e para dhe me 52.72% dhe ka shënuar rritje në përditësimin e ri, pasi në përditësimin e djeshëm kishte 51.34 për qind.
Lidhja Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 29.80% dhe poashtu ka rritje, pasi në përditësimin e djeshëm kishte 29.74%.
Partia Demokratike e Kosovës renditet e treta me 7.98% dhe ka rënie krasuar përditësimin e djeshëm që kishte 8.12%.
AAK-NISMA ka pësuar rënie pasi nga 4.15 sa ishte dje, në përditësimin e ri ka 3.32%.