Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Epopeja e UÇK-së është një testament i përjetshëm i qëndresës.
Duke shpërndarë një fotografi të shtatores së Adem Jasharit, në 27-vjetorin e Epopesë së UÇK-së, Osmani tha se kjo ngjarje është po ashtu dëshmi e sakrificës dhe pathyeshmërisë së popullit tonë.
Sot, nesër dhe pasnesër, shteti manifeston 27-vjetorin e daljes së lavdishme në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ushtrisë që do të shndërrohej në simbol shprese dhe besimi për të gjithë shqiptarët.