Ka dështuar të mbahet seanca urgjente e Kuvendit Komunal të Gjilanit pasi opozita (LDK-PDK) nuk ka marr pjesë, e cila ishte ftuar nga kryetari i Komunës, Alban Hyseni, me pikën e vetme të rendit të ditës, dhënien në shfrytëzim e pronës publike për 30 vite për Universitetin Publik “Kadri Zeka”.
Kryesuesi i Kuvendit, Kushtrim Kadriu, ka bërë të ditur se me 11 asambleistë prezentë në sallë, nuk ka kuorum për të nisur kjo seancë.
Kryetari Hyseni i ka propozuar kryesuesit Kadriu që të zhvillojnë sot një takim të përbashkët me shefat e grupeve të partive politike në Kuvend, ku pjesëmarrës do të jetë edhe rektori i këtij Universiteti, Artan Dërmaku, për t’u dakorduar për mënyrën se si duan ta ftojnë seancën.
Ai u ka bërë thirrje partive politike që ta miratojnë këtë vendim për të ardhmen e Universitetit “Kadri Zeka”.