Në Ditën e Mësuesit, kryetari i degës së AAK-së në Gjilan dhe ish-drejtor i Arsimit, Nazim Gagica, shpreh mirënjohjen e tij të thellë për të gjithë edukatorët që me përkushtim, dashuri dhe sakrificë ndriçojnë rrugën e dijes për brezat e rinj.
Në një mesazh plot vlerësim, ai thekson rolin e pazëvendësueshëm të mësuesve si themeli i shoqërisë dhe udhërrëfyesit e së ardhmes.
Me urimet më të mira për këtë ditë të shënuar, ai nënvizon se puna dhe sakrifica e tyre duhet të vlerësohet gjithmonë.
Statusi i plotë:
Një falënderim dhe mirënjohje të thellë për ju, mësues dhe edukatorë, që me përkushtim dhe dashuri ndriçoni mendjet dhe zemrat e brezave të rinj! Ju jeni pishtarët e diturisë, themeli i shoqërisë dhe udhërrëfyesit e së ardhmes.
Qofshi gjithmonë të nderuar dhe të vlerësuar për punën e jashtëzakonshme që bëni! Urime dhe suksese të pafundme në misionin tuaj fisnik!
Gëzuar 7 Marsin – Ditën e Mësuesit dhe Ditëlindjen e Shkollës Shqipe!