Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është pyetur nëse do të fillojë konsultimet me partitë politike për mundësinë e koalicioneve paszgjedhore dhe formimin e qeverisë së re.
Ai ka dhënë një përgjigje të shkurtër, duke theksuar se konsultimet do të nisin vetëm pas certifikimit të rezultateve zyrtare.
“Njëherë certifikimi i rezultateve”, ka thënë shkurt ai para mediave.
Numërimi i votave të zgjedhjeve të përgjithshme ka përfunduar të mërkurën, më 5 mars.
Sipas rezultateve preliminare, Vetëvendosja ka dalë e para, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike të Kosovës, ndërsa i katërti është radhitur koalicioni AAK-Nisma. /EO