Ambasadori francez, Olivier Guerot, sot ka shkuar për vizitë në Prokurorinë Speciale të Kosovës, ku është takuar me Kryeprokurorin, Blerim Isufaj.
Në një njoftim të lëshuar nga Prokuroria, është bërë e ditur se Guerot dhe Isufaj kanë folur për forcimin e sundimit të Ligjit në Kosovë.
“Konkretisht në këtë takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit në mes Prokurorisë Speciale dhe shtetit të Francës, përmes Ambasadës Franceze në Prishtinë, si dhe për mbështetjen e këtij shteti në ruajtën e pavarësisë institucionale”, shkruhet në njoftim.
Ky takim që vjen në një kohë tensionesh mes Prokurorisë Speciale dhe kryeministrit Albin Kurti për shkak të refuzimit të Kurtit për t’i respektuar ftesat e Prokurorisë dhe Gjykatës për të dëshmuar rreth rastit të rezervave.