Superliga e Kosovës në futboll vazhdon edhe sot me dy super derbi.
Në stadiumin e qytetit në Suharekë, Ballkani do të jetë nikoqire e Prishtinës.
Kampioni në fuqi, aktualisht renditet në vendin e dytë, me 39 pikë, ndërsa skuadra nga kryeqyteti e pesta me 30 pikë.
Ndeshja tjetër zhvillohet në stadiumin ”Zahir Pajaziti” në Podujevë, mes Llapit dhe Dritës.
Skuadra nga Podujeva ka pasur një krizë rezultatesh këtë sezon, ku renditet në vendin e nëntë me 23 pikë, ndërsa ”Intelektualët” janë lider të tabelës, me 50 pikë të grumbulluara.
Të dy ndeshjet nisin nga ora 14:00.