Më pak vizitorë të huaj në Kosovë- frekuentues më pak në hotele
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e numrit të vizitorëve në hotele për muajin janar të këtij viti.
Sipas të dhënave ka rënie të numrit të vizitorëve në krahasim me periudhën e njëjt të vitit paraprak ka rënie për 10.4 %. Po ashtu ka edhe rënie të vizitorëve të huaj me 7.3 për qind.
“Në janar 2025, numri i vizitorëve (vendës dhe të huaj) në hotele ishte 69 227, prej tyre 41.1%, ishin vendës dhe 59.8% ishin të jashtëm. Krahasuar me muajin janar të vitit 2024 (sa ishin 77 295 vizitorë) kishte ulje të numrit të përgjithshëm të vizitorëve në hotele për 10.4%.”, thuhet në raport.
Ndërsa numri i netqëndrimeve ishte 145 732 prej tyre 42.1% nga vendësit dhe 57.5% nga të huajt.
Numri i vizitorëve të brendshëm dhe netqëndrimet e tyre në hotele, sipas rajoneve.