Sot zhvillohet ndeshja e xhiros së 24-të në Superligën e Kosovës, ku Malisheva pret në shtëpi skuadrën e Gjilanit.
Ekipi i drejtuar nga Ardian Nuhiu do të kërkojë të ruajë serinë pozitive të rezultateve, pasi në pesë ndeshjet e fundit ka regjistruar katër fitore dhe një barazim. Aktualisht, Gjilani renditet në pozitën e katërt me 34 pikë nga 23 ndeshje të zhvilluara.
Nga ana tjetër, Malisheva synon të shfrytëzojë avantazhin e fushës për të marrë një rezultat pozitiv ndaj një kundërshtari në formë të mirë.
Përballja do të zhvillohet në stadiumin “Liman Gega” në Malishevë, duke filluar nga ora 14:00.