Ish-drejtoresha e Buxhetit dhe Financave në Komunën e Gjilanit, Herolinda Murati-Leka, ka dhënë dorëheqje nga posti i saj, duke sqaruar arsyet për këtë vendim.
Ajo mohoi spekulimet se dorëheqja e saj lidhet me çështje politike apo me pretendimet për hyrje të paautorizuar në ish-zyrën e saj, duke theksuar se qëndrimi i saj ka qenë gjithmonë profesional.
Në një deklaratë publike, Murati-Leka kritikoi keqpërdorimin e situatës për interesa politike dhe shpjegoi shqetësimet e saj lidhur me procesin e miratimit të buxhetit komunal për vitin 2025.