Nga nesër platforma TikTok do të mbyllet në Shqipëri. Në 6 Mars, Ministrja e Arsimit Ogerta Masastirliu, njoftoi vendimin e qeverisë për të kufizuar aksesin në TikTok për një periudhë 12-mujore.
Ndërprerja e aksesit në TikTok, do të realizohet nga Agjencia Kombëtare e Sigurisë Kibernetike, brenda një periudhe të shkurtër kohore, e cila do të zgjasë disa ditë ose maksimumi një javë.
Tik Tok në Shqipëri është një platformë me mbi 1 milionë përdorues, gjerësisht në funksion edhe për biznes. Kësisoj ky vendim ka shkaktuar shqetësim tek shumë biznese dhe influencerë, të cilët e përdornin këtë platformë për të shpërndarë përmbajtje dhe për të krijuar të ardhura.
Vendimi për mbylljen e TikTok u mor nga qeveria pas një konsultimi të gjerë publik në dhjetor 2024. Kjo nismë erdhi pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani pranë një shkolle në Tiranë me thikë nga një bashkëmoshatar i tyre, pas një sherri të nisur në rrjetet sociale.