Punimet për ndërtimin e Stacionit të Autobusëve në Gjilan, po vazhdojnë. E për të parë ecurinë e tyre për vizitë ishte edhe kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni.
Ai tha se në Stacionin e Autobusëve panë nga afër punimet intensive që po bëhen për realizimin e projektit që pritet të përfundojë brenda disa muajsh.
I pari Gjilanit, tregoi se është realizuar betonimi i pllakës dhe menjëherë pas kësaj do të vazhdohet me punime të tjera, duke e çuar përpara procesin e ndërtimit.
“Ky është një projekt me vlerë të madhe për qytetin, pasi do të sjellë ndryshime të rëndësishme infrastrukturore dhe funksionale që do të përmirësojnë transportin dhe shërbimet për qytetarët”, tha kryetari Alban Hyseni.