Policia Rajonale në Gjilan në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik, brenda një jave kanë shqiptuar 1935 gjoba.
Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në hetimin e 16 aksidenteve të trafikut me dëme materiale, hetim i 14 aksidenteve të trafikut me të lënduar dhe janë shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për 23 ngasës.
Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik, në Gjilan u bën thirrje qytetarëve që të dispozitat ligjore në trafik.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, uleni shpejtësinë, mos përdorini telefonin, vendosni rripin e sigurimit, keni kujdes ndaj këmbësorëve, këmbësorë përdorni vijat e bardha për kalimin e rrugës, mos e neglizhoni sinjalistikën rrugore dhe semaforët”, thuhet në njoftim, duke theksuar se siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët.