Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Domoroc të Komunës së Ranillugut, ku kanë humbur jetën dy vajza dhe një tjetër është lënduar.
Sipas burimeve, njëra nga viktimat ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa tjetra ka humbur jetën më vonë në spital si pasojë e plagëve të marra.
Policia dhe ekipet emergjente kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa hetimet për shkaqet e aksidentit janë duke vazhduar.