Të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira dhe mjaft i ngrohtë. Në orët e mëngjesit në zonën perëndimore, nuk përjashtohet mundësia për reshje të izoluara shiu.
Po ashtu, gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes, ekzistojnë gjasa më të larta për ndonjë rrebesh afatshkurtër të karakterit lokal, përpara se të marrin shtrirje më të përgjithshme në shkallë vendi.
Si pasojë e fuqizimit të masave të nxehta nga Afrika Veriore, do të bartin me vete koncentrime më të larta të pluhurit saharian, me ç’rast reshjet do të jenë të përziera me baltë.
Era do të fryjë kryesisht nga jugperëndimi dhe lokalisht, herë pas here, pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi nga 15 deri në 65 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 10 deri në 14°C, ndërsa ato maksimale prej 23 deri në 27°C. /MeteoKosova/