Te dashur qytetarë
Tashmë u publikuan edhe rezultatet e zgjedhjeve nacionale.
Në këto zgjedhje, LDK dhe kryetari z.Lumir Abdixhiku ofruam program konkret, të detajuar për të ardhmen e vendit e qytetarëve të Kosovës.
Morëm rezultatin jo të pritur e ndoshta as të merituar, por u ngritëm më mirë, u bëmë më shumë.
Unë, si kandidate për deputete nga Gjilani kërkova besimin tuaj dhe për LDK me votë, por kësaj radhe mbetem jashtë parlamentit duke u votuar 12.583 herë nga ju. Falenderoj nga zemra të gjithë votuesit e mi kudo në Gjilan, Anamoravë e Kosovë, falenderoj mërgatën tonë veçanërisht e të gjithë ata që besuan në LDK.
Përtej qëllimeve personale, falenderoj edhe ata që nuk votuan numrin 21 në listë por dhanë votën për LDK si interes i përgjithshëm. Andaj, ju inkurajoj që ta përkrahim vazhdimisht edhe më tej LDK si alternativën më të mirë për zhvillimin vendit në të ardhmen. LDK do të kthehet si forca kryesore e Kosovës aty ku duhet dhe aty ku e meriton. Sepse, nuk ka zgjidhje tjetër, nuk ka më të mirë.
E në veçanti falenderoj të gjithë që më përkrahen në këtë rrugëtim bashkëpunëtorët, aktivistët, kolegët, Forumin e Gruas në Gjilan dhe familjen time. Besoj të mos i kam zhgënjyer përkundër sfidave, e anashkalimeve ndonjëherë me e pa arsye.
Unë, Valentina Bunjaku Rexhepi mbetem një Rugoviste e përjetshme, e bindur në traditën dhe ideologjinë e saj.
Kosova meriton më shumë, dhe do ta gjejë rrugën e saj të duhur duke u bërë vend i dëshiruar e i dashur për njerëzit që jetojnë e kontribojnë në të.
TINA