Një burrë është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij në Viti.
Sipas policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe emergjenca, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Viti NN. Është raportuar se është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit policore si dhe emergjenca, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.