Dy të mitur janë arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që të njëjtit dyshohet se kishin tentuar të kryejnë grabitje në një market në Gjilan.
Policia në raportin ditor ka bërë të ditur se të dyshuarit kishin sulmuar me shishe qelqi punëtoren e marketit, derisa të njëjtës i kanë shkaktuar lëndime të lehta trupore.
“Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.