Kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan dhe nënkryetar i partisë në nivel qendror, Lutfi Haziri, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të bashkëqytetarit Ahmet Zeka.
Në telegramin e ngushëllimit, Haziri e ka cilësuar të ndjerin si një kontribuues të madh për çështjen kombëtare dhe një njeri të fjalës e besës, duke u shprehur se kujtimet dhe vepra e tij do të mbeten gjatë në kujtesën e të gjithëve.
Ai u ka shprehur ngushëllime të sinqerta familjarëve, miqve dhe dashamirëve të familjes Zeka.
Telegram ngushëllimi
Kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, njëherësh nënkryetar në nivel qendror, z. Lutfi Haziri, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Zeka, me rastin e ndarjes nga jeta të bashkëqytetarit Ahmet Zeka.
“E nderuara familje Zeka,
Me pikëllim të thellë, mora lajmin për ndarjen nga jeta të familjarit tuaj të dashur, bashkëqytetarit tonë, kontribuesit të madh të çështjes kombëtare, Ahmet Zeka .
Ai, ishte burrë i fjalës dhe besës, dhe me shpirt, gjatë jetës së tij, u angazhua në vazhdimësi për të mirën e vendit.
E tani, kur ndahemi nga i ndjeri, dhe duke ditur që ndarja nga familjari është e rëndë, ju lus që të gjeni forcë dhe t’i kaloni këto ditë të rënda mërzie, duke kujtuar përkushtimin e tij për familjen, vendin si dhe momentet e mira të kaluara me të ndjerin.
Ai na dha lamtumirën, por kujtimet e vepra e tij, do të mbeten gjatë në kujtesën tonë.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe dashamirëve të familjes Zeka.
Qoftë i parajsës shpirti i tij fisnik!”