Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se qeverisja e tij po i jep fund padrejtësive të akumuluara prej një çerek shekulli, duke nisur rindërtimin e rrugës dhe infrastrukturës përcjellëse.
Hyseni theksoi se për tre vite janë shlyer 11 milionë euro borxhe, ndërsa tashmë po investohet në një projekt modern, që përveç rrugës së re, do të përfshijë kanalizim atmosferik, shirit për biçikleta, trotuare dhe ndriçim bashkëkohor. “Punët e mira vazhdojnë, për Gjilanin që duam,” tha ai.
Statusi i plotë:
25 VJET – NJË QEREK SHEKULLI PA DREJTËSI PËR RRUGËN QARKORE MERR FUND ME QEVERISJEN TONË!
Për tre vite, kemi paguar 11 milionë euro borxhe dhe tashmë po i japim zgjidhje një projekti që ka dëmtuar qytetarët tanë për shumë vite.
RREGULLIM I PADREJTËSIVE 25-VJEÇARE dhe rindërtim i njërës nga rrugët më të rëndësishme për qarkullim. 🚗
Në Qarkoren ekzistuese do të realizohen:
✅ Rruga e re 🛣
✅ Kanalizimi atmosferik 🌧
✅ Shirit i biçikletave 🚲
✅ Trotuar 🏙
✅ Ndriçim modern 💡
Punët e mira vazhdojnë, për Gjilanin që duam!
#përGjilaninqëduam