Për herë të dytë, Serbia ka ndaluar Ministrin e Kulturës, Hajrulla Çeku, të vizitojë Preshevën.
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, e ka cilësuar këtë si një akt tjetër të politikës nacionaliste serbe, e cila, përkundër pretendimeve për të qenë pro-evropiane, ushtron një regjim autoritar që shkel të drejtat e njeriut dhe të minoriteteve.
Ajo ka shkruar se Perëndimi vazhdon të mbështesë këtë regjim për arsye gjeostrategjike, ndërkohë që shqiptarët e Luginës përballen me izolim dhe diskriminim.
“Perpjekjet për të na penguar vetëm na bëjnë më të fortë,” ka deklaruar Sinani, duke theksuar se shqiptarët e Luginës do të vazhdojnë të luftojnë për të drejtat e tyre.