Feronit Shabani, i njohur në publik si Fero, ka bërë të ditur së fundmi se po i rikthehet muzikës.
Përmes një storie në Instagram, ai publikoi disa sekuenca të projektit më të ri muzikor.
Siç duket në videon e publikuar nga vetë ai teksti i drejtohej ish-partneres së tij Arbenita Ismajlit, proceseve ligjore rreth kujdestarisë së vajzës, e po ashtu estradës.
Fero ishte bërë kryetemë në medie, muaj më parë, për çështjen e kujdestarisë.
“Se kam pa qikën që tetë muaj… i qoj të fala motrës së presidentes”, ishin vetëm disa fjali të cilat Fero i kishte inkorporuar në tekstin e tij.
Arsyeja pse ai përmendi motrën e presidentes Vjosa Osmani, është sepse ajo është njëherësh edhe avokatja e ish-bashkëshortes Arbenita Ismajli./Indeksonline/