Sot në Gjilan, skuadra e Dritës do të jetë nikoqire e Prishtinës në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës. E udhëhequr nga trajneri Zekirija Ramadani, Drita synon që para tifozëve të vet të marrë një rezultat pozitiv që do t’i lehtësonte rrugën drejt finales para ndeshjes së kthimit në kryeqytet.
Përballja zhvillohet në stadiumin ndihmës me bari sintetik, duke filluar nga ora 15:00, ku pritet një duel i fortë mes dy prej skuadrave më të suksesshme në futbollin kosovar. Gjysmëfinalet luhen me sistem vajtje-ardhje, ndaj rezultati i sotëm mund të jetë vendimtar për ecurinë e mëtejme të njërës prej skuadrave.
Drita kërkon të përfitojë nga përparësia e fushës dhe të krijojë epërsi para sfidës së kthimit në Prishtinë.