Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka mirëpritur njoftimin e presidentit amerikan, Donald Trump, për pezullimin e tarifave reciproke.
Përmes një shkrimi në platformën ‘X’, Der Leyen, vlerëson se ky është një hap i rëndësishëm drejt stabilizimit të ekonomisë globale.
“Kushtet e qarta dhe të parashikueshme janë thelbësore për funksionimin e zinxhirëve të tregtisë dhe furnizimit. Tarifat janë taksa që dëmtojnë vetëm bizneset dhe konsumatorët. Kjo është arsyeja pse unë kam mbrojtur vazhdimisht një marrëveshje tarifash zero për zero midis Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara”, ka shkruar ajo.
Von der leyen bën të ditur se Bashkimi Evropian mbetet i përkushtuar ndaj negociatave konstruktive me Shtetet e Bashkuara, me synimin e arritjes së tregtisë pa fërkime dhe me përfitim reciprok, teksa shtoi se në të njëjtën kohë, Evropa vazhdon të fokusohet në diversifikimin e partneriteteve të saj tregtare, “duke u angazhuar me vendet që përbëjnë 87% të tregtisë globale dhe ndajnë angazhimin tonë për një shkëmbim të lirë dhe të hapur të mallrave, shërbimeve dhe ideve”.
Tutje, ajo sqaroi se në kohë pasigurie, tregu i vetëm është spiranca jonë e stabilitetit dhe elasticitetit, teksa shtoi se ajo me ekipin e saj vazhdojnë “të punojmë ditë e natë për të mbrojtur konsumatorët, punëtorët dhe bizneset evropiane”.