Ka përfunduar protesta e iniciativës “Asnjë cent më shumë” që është mbajtur sot në Prishtinë, kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.
Qytetarë të shumtë protestuan nga sheshi “Zahir Pajaziti” ku vazhduan drejt objektit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.
Në protestën e sotme u bë thirrje që të ulet çmimi i rritjes së energjisë elektrike, ndër tjera u paralajmëruan edhe protesta të tjera.
Po ashtu, organizatorët paralajmëruan edhe ngritjen e një padie në Gjykatën Themelore të Prishtinës./teve1.info/