Gjilan
Një zyrtar komunal në Gjilan është arrestuar dje në mesditë, pasi po dyshohet për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.
I dyshuari mashkull shqiptar zyrtar i Pronave ne Drejtorin e Buxhetit Gjilan dyshohet se kishte kërkuar ryshfet me vlerë prej 2000 euro nga ankuesi mashkull shqiptar për shpronësimin e një prone në këtë Komunë.
I dyshuari pas hetimeve intensive është arrestuar nga njësia e Krimeve Ekonomike, po ashtu janë konfiskuar bankënotat e shfrytëzuara.
Policia njofton se me urdhër te prokurorit i dyshuari dërgohet ne mbajtje.