Shkruan: Shkodran Ramadani
Situata eshte kjo: Vetevendosje per ta bere Qeverine, duhet te arrije marreveshje me NISMA-n. Mirepo, Limaj po insiston ne Kryetarin e Kuvendit. Kurse Kurti po heziton.
Pse?
Vetevendosje edhe mund t’i thur lavde Limajt si “Shpetimtar i Kosoves” sepse Kurti nuk kursehet si per fjale negative, ashtu edhe pozitive, varesisht prej interesave momentale.
Mirepo, aty ku Albin Kurti matet mire eshte te ndarja e posteve. Ai heziton e nuk do qe ta zgjedh Limajn Kryetar te Kuvendit sepse e di qe prej asaj pozite me nuk mund ta shkarkoje Limajn pa votat e opozites e as pa e prishur krejt Qeverine e tij. E pastaj edhe nese e shkarkon, Vetevendosjes me nuk i takon me automatizem Kryetari i Kuvendit.
Per Vetevendosjen situata behet edhe me e komplikuar, ne rast se Limaj behet Kryetar Kuvendi per shkak te krizes se Presidentit te ardhshem. Ne momentin qe Presidentes Vjosa Osmani i skadon mandati, atehere Limaj behet Ushtrues i Detyres se Presidentit, dicka qe Kurtin nuk e ben aspak rehat. Sepse Limaj nuk eshte sikur Vjosa Osmani, qe i sherben qeverise se tij edhe pasi u prish koalicioni me partine e saj te atehershme – LDK. Ne stuhine e asaj krize, Limaj do te kete nje rol te rendesishem per ta luajtur.
Kurti eshte mesuar te kete vartes te cilet mundet t’i eliminoje brenda nates pa e prishur qeverine e vet. Mirepo Limaj e di kete dhe per kete po ia vendos siguresat ne thelb te koalicionit.
Sidoqofte, kjo eshte vetem nje analize e pozicioneve dhe interesave te ketyre aktereve ne kete faze, me informatat qe i kemi. Normalisht, ka faktore tjere ne kalkulim qe nuk i dime.
Nese Limaj pajtohet te futet ne koalicion pa Kryetarin e Kuvendit, atehere ai futet nen thundren e VV-se dhe e le veten nen meshiren e gijotines se Kurtit. Ne anen tjeter, nese e merr postin e Kryetarit te Kuvendit, atehere ai e ka nje parzmore dhe nje sigurese qe e mbron nga makinacionet e Kurtit.
Nese Kurti dorezohet para kerkesave te Limajt, atehere ai futet ne nje koalicion me nje partner te cilin nuk e ka nen kontroll ne nje periudhe delikate qe po na pret. Perkundrazi, do ta kete nje partner i cili mund te behet shume shpejt rival dhe pengese ne planet e tij per Presidentin e ardhshem dhe zgjedhjet e reja.
E nese nuk pajtohet per kete, atehere ai rrezikon te mbetet pa formim te Qeverise, dicka qe do t’i hapte rruge opozites per ta krijuar shumicen e re, qe njeheresh eshte skenari me i mire.