Një person 63-vjeçar është gjetur i vdekur në fshatin Demir të komunës së Gjilanit. Viktima, i identifikuar si A.D, jetonte i vetëm në shtëpinë e tij.
Trupi i tij është gjetur në gjendje të dekompozuar dhe kundërmonte erë, çka lë të kuptohet se kishte kohë që kishte ndërruar jetë. Autoritetet janë duke hetuar rrethanat e rastit.