Mervan Bejtullahu, gjyqtar kryesor në ndeshjen Gjilani–Dukagjini
Në ndeshjen e fundit në përballjen e këtyre dy ekipeve, Dukagjini dhe Gjilani, gjyqtari Mervan Bejtullahu dëmtoi rëndë skuadrën gjilanase duke mos akorduar penallti në minutat e fundit të ndeshjes.
Pas këtij gabimi trashanik të tij, Bejtullahu pranoi publikisht gabimin e tij përmes një postimi në Facebook.
Por për çudi, Mervan Bejtullahu, pas një pauze të shkurtër, është deleguar prapë për ndeshjen Gjilani me Dukagjinin.
Para disa ndeshjeve, skuadra gjilanase tjetër, FC Drita, përmes një letre ka kërkuar nga Federata që ai të mos delegohet në asnjë ndeshje të Dritës si gjyqtar kryesor.
Ndeshja do të luhet ditën e hënë nga ora 15:00 në Gjilan, në stadiumin ndihmës me bari sintetik.