Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka kërkuar nga partitë politike që urgjentisht të bashkëpunojnë për krijimin e institucioneve.
Rohde ka thënë se Kuvendi po mbetet i bllokuar.
“Mbi dy muaj pas zgjedhjeve, Kuvendi i Kosovës mbetet i bllokuar për shkak të taktikave penguese. Qytetarët meritojnë politikanë që prioritet e kanë Kosovën, mbi politikat partiake. Prandaj, e përsëris: Duhet urgjentisht një bashkëpunim i mirëfilltë për të siguruar funksionimin e institucioneve dhe formimin e shpejtë të një qeverie të qëndrueshme”, ka shkruar ai në rrjetin social “Bluesky”.