Foto Ilustrim
Zyra e Prokurimit e Komunës së Gjilanit ka pezulluar aktivitetin e prokurimit për organizimin e ekskursionit të maturantëve të shkollave të mesme, me numër prokurimi 651-25-2414-2-1-1.
Vendimi është marrë pas një kërkese për rishqyrtim nga një operatort ekonomik dhe do të jetë në fuqi deri në një njoftim tjetër zyrtar.
Zyra e Prokurimit njofton se të gjitha palët do të informohen përmes platformës elektronike të prokurimit: e-prokurimi.rks-gov.net.