Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka dorëzuar deklaratën vjetore të pasurisë pranë Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit (APK).
Në bazë të dokumentit të datës 27 mars 2024, Hyseni raporton pasuri të paluajtshme me vlerë totale 4 mijë e 500 euro, dy parcela toke të blera në vitin 2013, respektivisht 7 900 m² dhe 4 560 m².
Sipas AKK-së, pasuria e vetme e luajtshme mbi pragun ligjor është një Audi e blerë në vitin 2023 për 15 mijë euro. Kredia për veturën 23 mijë e marrë në gusht 2023 nuk është e vetmja detyrim financiar.
Kryetari mban edhe një kredi tjetër prej 10 mijë euro, të hapur në vitin 2022 për biznesin e bashkëshortes. Sipas shifrave të deklaruara në AKK, saldoja e papaguar e të dy huave arrin rreth 28 mijë e 700 euro.
Edhe pse ka dy kredi aktive, Hyseni nuk ka raportuar kursime apo para të gatshme në llogari bankare. Sipas Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, e vetmja e ardhur që shënon Hyseni është paga si kryetar i Komunës së Gjilanit 1 287,64 euro neto në muaj, ose rreth 15 mijë 450 euro në vit.
Në anën tjetër, kryetari deklaron se funksioni i tij partiak si drejtues i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, zhvillohet pa pagesë. Po ashtu, ai nuk zotëron aksione, letra me vlerë apo kriptovaluta. /Telegrafi/