Ah Gilan! Ke pasur shpirt të madh! Ke qenë me dashuri të madhe, e unë isha vetëm një lojtar i vogël në jetën tënde…
/PANAGJYRI I GJILANIT 197O/ Foto: DR.SHEVQETI/
Ah Gilan! A ju kujtohet panagjyri dhe karnevali i Gilanit. A ju kujtohen ato tre ditë kur rruga kryesore ishte plot me njerëz që kishin dalur me shitë gjësende të ndryshme, me ble, ose si kureshtarë me shikue çka po ndodhë, si në tregimet e Aladinit dhe 1000 netëve!
Panairi, atëherë i thoshin panagjyr, me vite transferohej nga qenda, pas stacionit të autobusëve në drejtim të pazarit të kafshëve, ose në rrugën për te shkollat e mesme. Shitej çmos nga vendalitë, por edhe nga shitësit nga tërë Kosova dhe Serbia Jugore.
Qyteti, që kishte prej 12.500 deri në 32.000 banorë, me 1970 – 1981, vlonte nga pjesëmarrja e madhe e njerëzve, të të gjitha moshave, thuajse verigu nuk mbante kazanin qe nxehej!
Panagjyri ishte gëzim edhe për fëmijët, të cilët blenin pipza, hypnin ne “hulaçka” (luhaja), shikonin ariun si lozte (luante), motorët ne murin e gjalle! Dita e dytë ishte dita e femrave (grave, vajzave). Beqarët dilnin shikonin femrat te udhëkryqi! Defexhiket e njohura gilanase, Qelebia, Nexha dhe Raba kendonin me def.
Gilani i kishte dy panaxhyra; ditën e dytë dalin çikat ma të mira! Diku, në rrugë, dëgjohej tupani, zurla, në një kënd para hot
Gilani i kishte dy panaxhyra; ditën e dytë dalin çikat ma të mira! Diku, në rrugë, dëgjohej tupani, zurla, në një kënd para hotel “Europa” Xhevati me harmonikë i zbavitte bekritë! Islam Baruti pjekte suxhuk, Rexha shiste pleskavicat me te mira. Fëmijët shkonin ta vizitojnë kinemanëe për të shikuar filmat me Aladinin, Herkulin, Odi Marfin, VINETEN, Xhuliano Xhemën dhe Kara Muratin… Te Borki, fshatarët pinin vetëm ranxhadat e kuqe, të verdhat kurrsesi.Te Voja, blenin sheqerat me lara kuq-e badhe, ndërsa te Jusufi blenin somun dhe shtronin shërveten…Ishte jeta melodi, e thjeshtë, e bukur.
/Pjesë nga rrëfimi i dr. Shevqet Mehmetit për panagjyrin e Gjilanit/