Çrregullimet neurozhvillimore janë një grup çrregullimesh që ndikojnë në sferat e zhvillimit te fëmijët siç janë: sferën e komunikimit dhe gjuhës, sferën sociale, (interaksionin social), sferën emocionale, sferën kognitive, aspektin motorik si dhe pjesën e sjelljes dhe përshtatjes. Disa prej çrregullimeve neurozhillimore janë:
Çrregullimi i spektit të autizmit;
Çrregullimet e të nxënit;
Çrregullimet e komunikimit;
Çrregullimet e zhvillimit intelektual ;
Çrregullimet motorike.
Lidhur me çrregullimet e ndryshme neurozhvillimore intervenimi i hershëm është shumë i rëndësishëm, duke ndikuar në stimulimin e fëmijës varësisht nga problematikat që paraqiten.
Në këtë aspekt rol kyç ka terapia e stimulimit e cila fokusohet në disa domene themelore si:
1.Zhvillimi motorik dhe përvetësimi i shprehive të shëndosha dhe të sigurta;
2.Zhvillimi socio-emocional;
3.Zhvillimi i gjuhës dhe përvetësimi i shkathtësive të komunikimit;
4.Qasja ndaj mësimit dhe motivimit për mësim të gjërave të reja;
5.Zhvillimi kognitiv dhe përvetësimi i njohurive të reja.
Në këto domene shumë e rëndësishme është terapia e stimulimit e cila është një ndërhyrje e rëndësishme për fëmijët dhe qëllimi kryesor i kësaj terapie është të përmirësojë zhvillimin kognitiv, social, emocional, motorik dhe sjelljen e fëmijës.
Terapia e stimulimit ka rol të rëndësishëm sepse ndikonë drejtpërdrejtë në koncentrimin e fëmijës, (vëmendjen) përmes aktiviteteve të ndryshme kognitive, aftësia e fëmijës për të mësuar dhe për tu koncentruar karshi kapacitetit përmes aktiviteteve të ndryshme didaktike, stimuluese, rekreative.
Gjithashtu terapia stimulimit ndihmon në zhvillimin dhe koordinimin, ekuilibrin të cilat shpesh janë të paraqitura te fëmijët me probleme të ndryshme neurozhvillimore. Përmes terapisë stimulimit nxitet aspekti i gjuhës dhe komunikimit e karshi saj është terapia ABA, PECS, terapia e lojës, floor time therapy për të cilën psikologët përdorin gjatë trajtimit me fëmijët.
Po Ashtu rol dhe fokus të rëndësishëm përmes terapisë së stimulimit është edhe pjesa e sjelljes dhe ndërveprimit social ku përmes aktiviteteve të ndryshme qëllimi është menaxhimi emocioneve, pjesa e vetëkontrollit, mënyra e shprehjes së emocioneve dhe interpretimi i tyre. Gjithashtu përmes terapisë stimulimit qëllimi është tek fëmijët edhe mbështetja në zhvillimin e pavarësimit, aftësi për jetën e përditshme duke ndikuar në mënyrë direkët në zhvillimin e vetëbesimit, vetëvlerësimit dhe pjesën e pavarësimit.
Shumë e rëndësishme është se ndërhyrja e hershme mund të ndalojë ose të zbusë përkeqësimin e vështirësive zhvillimore, duke rritur mundësinë që fëmijët të arrijnë potencialin e tyre maksimal. Bashkëpunimi i ngushtë midis familjes, fëmijës dhe profesionistëve është kyç për suksesin e terapisë.
Ma. Sc. Besnik Sherifi
Psikolog Klinik
(specializant).