reflektimShare Button Gazeta Blic Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme pas publikimit të indeksit për lirinë e mediave.Kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha, ka deklaruar se për këtë renditje të Kosovës, janë disa arsye.
“Në emër të Bordit jemi mbledhur për ta shprehur qëndrimin tonë për rënien alarmuese të Kosovës në Reporterët pa Kufij. 24 vende më poshtë se vitin e kaluar pasi Kosova kishte rënë 19 vende më poshtë. Një rangim shokues, vendi i fundit më së keqi në Ballkan, dhe renditen disa prej arsyeve. Ligji kontestues i KPM-së që e kemi kundërshtuar nga fillimi. Etiketimet se janë bashkëpunëtorë të armikut, dhe të njëjtat po zhvillohen edhe sot. Tjetër element është mungesa e pavarësisë së RTK, siguria e gazetarëve mbetet problem, përmendet në këtë raport, rritja e padive SLAPP, dhe vëzhgimi i paautorizuar i gazetarëve”, ka thënë Rexha.Kryetari i AGK-së ka deklaruar më tutje se klima e pushtetit të VV-së ka qenë kundër mediave dhe gazetarëve.
Ai ka shprehur gatishmëri për bashkëpunim që këto gjetje të adresohen dhe pse jo, të formohet edhe ndonjë task-forcë.“AGK-ja e vlerëson këtë renditje si rezultat, reflektim i asaj që ka ndodhur vitin e kaluar, fushatë e qeverisë së Kosovës, të udhëhequr kunër mediave. Klima e tyre është kundër mediave. Gjuha absolutisht frikësuese që ka kulmuar prej muajit nëntor-dhjetor, me afrimin e fushatës, edhe pas saj. Është momenti i fundit të reflektojmë si shoqëri, AGK-ja është e interesuar dhe bënë thirrje që në fakt të bëhemi bashkë, nëse është e nevojshme duke formuar edhe task-forcë për të adresuar këto gjetje, për të adresuar lirinë e mediave në Kosovë dhe sigurinë e gazetarëve”, tha Rexha më tutje.
Rexha foli edhe për sulmet nga deputetët dhe zyrtarët e VV-së ndaj tij.“Menjëherë pas publikimit të raportit dhe deklaratës, kemi parë një sërë sulmesh ndaj AGK-së por edhe ndaj meje, që nuk është e re. Jemi mësuar, por nuk duhet të mësohemi. Nuk kemi nevojë që me emër e mbiemër të jemi target i njerëzve me pushtet. I dënojmë këto targetime. VV-ja duhet t’i adresojë gjetjet, para 2 vitesh ishte mirëpritur nga qeveria dhe VV-ja, e tash duhet që raporti të lexohet”, tha ai.
Ai komentoi më tutje arsyetimet nga pushteti se në Kosovë ka liri të shprehjes. Sipas tij, renditja në ëktë indeks, flet për tjetër çka.“Nuk kemi parë asgjë, në maj ndodhte raporti, në korrik ai u miratua. Gjuha që përmendej e papranueshme ndaj gazetarëve, vetëm u përshkallëzuar. Moment i reflektimit është për këdo që ta ndryshojë këtë. VV-ja vetëm duhet të ndalojë së targetuari gazetarët. Jemi të vetëdijshëm që ka liri të shprehjes, luftojnë çdo ditë për të, ajo që raporti vë në pah, e renditja është kaq e ulët për shkak të këtyre ndërhyrjeve”, shtoi Xhemajl Rexha.