Nënkryetari i LDK-së në Gjilan, Arbër Ismajli, ka shprehur mirënjohje dhe respekt të thellë për intelektualët e Malishevës që janë pensionuar pas një kontributi të jashtëzakonshëm në arsim, shëndetësi, siguri, politikë, art dhe kulturë.
Në një aktivitet të veçantë, Ismajli theksoi se këta personalitete kanë qenë shtylla të qëndresës dhe zhvillimit në kohë të vështira, ndërsa puna dhe mençuria e tyre patriotike janë themele të Republikës së Kosovës. Ai vlerësoi edhe angazhimin e Këshillit të fshatit Malishevë dhe organizatorëve të ngjarjes: Latif Maliqi, Artan Bejta dhe Agron Tahiri.