Nga 23 qershori 1999 deri më 31 dhjetor 2002 nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja janë vendosur në komunën e Gjilanit 11 mijë e 783 banorë shqiptarë. Prishtina dhe Tirana zyrtare do të duhej më me ngulm të kërkojn zgjidhjen problemit të dëbuarve dhe në përgjithësi të çështjes të kësaj Krahine,duke ndërtuar një qëndrim unik.
Shkruan: Refik HASANI
Qeveria e Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe subjektet politike në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, bashkarisht të trajtojn këtë çështje për të ndërtura dhe patur një qëndrim. Trajtimi i dëbimit të shqiptarëve nga kjo Krahinë shqiptare dhe adresimi i këtyre problemeve tek institucionet.Shqiptarët e dëbuar duhet të bëjnë më shumë presion ndaj institucioneve të Kosovës që të marrin me seriozitet këtë problem,këto institucione duhet marrin parasysh kërkesat e shqiptarëve, ashtu sikur po merren parasysh kërkesat e qeverisë serbe për qytetarët serb në Kosovë. Data 23 qershori do të duhej të kujtohet si një ditë e kobshme për gjithë historinë e tri Komunave.