Shqiponja është një shpend mitik i maleve zvicerane, e cila më ka magjepsur që nga fëmijëria. Ajo mishëron vlerat zvicerane më shumë se kafshë të tjera: saktësia, sinoptika, fuqia e të përqendruarit, të shtënat e qëllueshme dhe, le ta themi, madhështia (e di që në Zvicër nuk thuhet, edhe nëse mendohet…). Shqiponja është shpallur shpendi zviceran në vitin 2001 nga Pro Natura. Ajo është shpend zviceran par excellence. Pa dyshim do të ishte në pozitën kryesore nëse një ditë, si vende të tjera, ne do të duhej të përcaktojmë një shpend për të simbolizuar kombin. Sidoqoftë, personalisht, preferoj shqiponjën më parë se shpend a kafshë të tjera.
Pse atëherë disa individë nxehen kur yjet zviceranë të futbollit e bëjnë shenjën e shqiponjës për të festuar një arritje për kombin? Sigurisht për shkak se ata kanë shënuar për Kosovën e tyre dhe jo për Zvicrën, ky do të ishte shpjegimi. Duke nënkuptuar, pak a shumë vullnetarisht, se ata janë tradhtarë të kombit. Megjithatë, ata, duke fluturuar nga një sukses në tjetrin për Zvicrën, unë i shoh duke shpërthyer me gëzim për Zvicrën me çdo gol që japin, pavarësisht nga kundërshtarët, i shoh ata duke shprehur publikisht dashurinë e tyre për Zvicrën, mirënjohjen e tyre për gjithë atë që Zvicra u dha atyre dhe familjeve të tyre. Duhet qenë i verbër dhe i pandershëm për të injoruar patriotizmin e tyre për atdheun tonë. Gjëja më e vogël është t’i respektojmë për atë që janë: zviceranë me origjinë kosovare.
Le të jemi të ndershëm, në mënyrë që të bëjmë të fluturojë shqiponja gjerë në kampionatin e botërorit, duke e ditur se një pjesë e atdheut do t’i fajësojë ata, prandaj edhe u duhet guxim. I dua edhe më shumë për këtë vepër trimërie. Zvicra me origjinë kosovare: djema, ju jeni me dy koka, jeni 200%, na bëni krenarë dhe qëndroni ashtu siç jeni!
Pa dyshim, referenca e simbolit të tyre është shqiponja shqiptare dhe jo shqiponja e artë e maleve zvicerane. Nga ky këndvështrim, jo të gjithë zviceranët kuptojnë domosdoshmërisht këtë, ashtu sikur të gjithë zviceranët nuk gjejnë domosdoshmërisht veten në simbolizmin e kryqit të disa lojtarëve apo veprimeve të tjera personale. Mirë, le të jetë edhe ajo. Megjithatë, mimika nuk ka për qëllim të bashkojë kombin, por është thjesht një shprehje personale nga gëzimi i madh. Është akti që i paraprin shpërthimit të gëzimit, domethënë golit të shënuar, i cili bashkon kombin, gjë që i bën sallonet dhe tribunat të dridhen, gjë që ngjall miliona shpirtra me origjinë të ndryshme, por të bashkuar pas njëri-tjetrit prapa topit në rrjetë. Gëzimi ndahet, shprehja e saj është individuale dhe e shumëfishtë. Shënimi i një goli në botëror është apoteoza e një karriere, madje edhe e një jete. Është kulmi i gjithçkaje që përfaqësojmë, e të gjitha referencave të tyre, e të gjitha identiteteve të tyre. Futbollistët tanë luajnë dhe shënojnë për Zvicrën e tyre, dhe njëkohësisht bëjnë të fluturojë shqiponja për Kosovën e tyre, vështirë të bëhet më bukur. Me kusht që kjo të ndodhë në çdo lojë dhe jo vetëm kundër Serbisë.
Pra, nëse Xhaka, Shaqiri dhe të gjithë të tjerët arrijnë t’i integrojnë kaq mirë të gjitha komponentët e ndryshme të identitetit, pse ne, si komb, nuk mund t’ia arrimë gjithashtu? Pse nuk integrojmë shqiponjën e Natit tonë, mjeshtër e ajrit, shpend kombëtar, si një simbol i fitores zvicerane? Le ta integrojmë simbolin e shqiponjës fluturuese ashtu siç kemi integruar Xhaken, Shaqirin, Behramin dhe të gjithë të tjerët./albinfo/