Katër vjet premtime boshe, katër vjet pa asnjë tender të suksesshëm për ndërtimin e stadiumit të qytetit. Komuna e Gjilanit për vite me radhë nuk arriti të shpallë asnjë tender të vetëm një dështim i madh institucional dhe mungesë serioze e vullnetit për ta përfunduar një nga projektet më të rëndësishme për qytetin tonë.
Tani, pas katër vitesh ngecje dhe heshtje, kryetari i Komunës, z. Alban Hyseni, del e lavdërohet se “punimet do të nisin për një muaj”. Në vend që të kërkojë falje për këtë dështim të thellë dhe katërvjeçarin e boshatisur nga veprat, ai mundohet ta paraqesë si sukses një vonesë të pajustifikueshme.
Gjilani ka dy nga klubet më të çmuara në Kosovë KF Dritën dhe KF Gjilanin që përfaqësojnë qytetin tonë me krenari brenda dhe jashtë vendit. Por në mungesë të një stadiumi funksional, këto klube janë detyruar të endet nëpër qytete të tjera për të zhvilluar ndeshjet e tyre.
Lëvizja Vatra i bën thirrje qeverisjes komunale të ndalë propagandën boshe dhe të përballet me të vërtetën: një projekt që duhej të ishte përfunduar moti, është lënë në harresë për katër vite me radhë. Qytetarët e Gjilanit meritojnë më shumë se kaq meritojnë transparencë, llogaridhënie dhe zhvillim të vërtetë.