Gregory W. Kehoe, avokati që përfaqësoi ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në Gjykatën Speciale nga viti 2021 deri në vitin 2024, ka marrë një pozitë të re të rëndësishme në sistemin amerikan të drejtësisë.
Ai është emëruar si Prokuror i Përkohshëm i Shteteve të Bashkuara për Qarkun e Mesëm të Floridës, një nga juridiksionet më të mëdha dhe më të rëndësishme federale në SHBA. Emërimi i tij është bërë nga administrata e presidentit Donald Trump dhe është zyrtarizuar më 31 mars 2025 nga Sekretarja e Drejtësisë dhe Prokurore e Përgjithshme, Pam Bondi, thuhet në njoftim.
Ky zhvillim është pjesë e një ristrukturimi të brendshëm nga administrata e re, që ka përfshirë zëvendësimin e disa prej prokurorëve federalë në tre juridiksione kyçe në shtetin e Floridës.